Britania e Irlanda mbyllin hapësirat ajrore

Autoritetet e aviacionit në Britani dhe Irlandë sot përsëri kanë urdhëruar të mbyllen hapësirat ajrore të dy vendeve për shkak të rishfaqjes së rrezikut nga hiri vullkanik nga jugu i Islandës.
Autoritetet britanike urdhëruan mbylljen e një pjeses të hapësirës ajrore mbi Skoci dhe Irlandën Veriore, duke thënë se koncentrimet e larta të hirit mund t’i dëmtojnë motorët e aeroplanëve.
Autoritetet irlandeze thanë se kufizimet do të vlejnë vetëm për disa aeroporte.
Fluturimet mbi Evropë u mbyllën për gjashtë ditë muajin e kaluar nga frika se hiri nga shpërthimi vullkanik në Islandë mund t’i dëmtonte motorët e aeroplanëve.