E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, 2 vjet nga vdekja e yllit të popit Michael Jackson

SHBA- Sot mbushen dy vjet që nga vdekja e papritur e mbretit të popit, Michael Jackson i cili u shua në shtëpinë e tij në Los Anxhelos me 25 qershor 2009.

Që pas vdekjes së tij, Jackson ka shitur më shumë se 16.3 milion këngë të blera nëpërmjet internetit dhe më shumë se 10.6 milion albume në mbarë botën.

Adhuruesit e tij e kanë të shënuar këtë ditë për të kujtuar idhullin e tyre, i cili edhe pas vdekjes nderohet me cmime, njëri prej të cilave ishte ajo e dhënë nga revista britanike ‘Enemi’ që e konsideronte Jackson sipas një sondazhi të kryer si këngëtarin më të madh të të gjitha kohërave.

Megjithatë aludimet janë të shumta për vdekjen e papritur të Jackson. E motra La Toja këmbëngul se mbreti i popit është vrarë nga mjeku i tij personal Conrad Murray, i cili ndodhet nën hetim për këtë ngjarje.

Jackson vdiq në shtëpinë e tij në Los Anxhelos pas një ataku kardiak pas autopsisë gjetën në gjakun e tij një sasi të lartë qetësuesi të quajtur propofol, i ndaluar në shume vende të botës.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›