Grekët kërkojnë sulmuesin Hamdi Salihi
SELANIK-Sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi ka shprehur dëshirën e tij për të lënë Rapidin e Vjenës. Sipas gazetave sportive greke, skuadrat greke të futbollit, AEK i Athinës dhe Aris i Selanikut kanë shprehur interes për të marrë pranë tyre sulmuesin shqiptar.
Salihi nga ana e tij po sheh mundësinë e vazhdimit të karrierës së tij në një kampionat gjerman ose francez.
Përveç dy ekipeve greke, për sulmuesin shqiptar 27-vjeçarin janë interesuar edhe Makabi Haifa, Dynamo e Kievit, Sochaux dhe klube nga Gjermania.
Ish sulmuesi shqiptar e filloi karrierën e tij në Shkodër me Vllazninë, veshi fanellën e Tiranës, atë të kombëtares shqiptare, luajti me Panionios në Greqi, para se të mbërrinte në Rapidin e Vjenës, ku në 55 ndeshje shënoi 33 gola.
(d.b/BalkanWeb)