Topalli Te ruajme traditen e mrekullueshme popullore
Tradita, kultura, historia, etniciteti, identiteti shqiptar u shpalosën në ekspozitën e kostumeve kombëtare të titulluar “Me duar të arta” që u çel në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë.
Ekspozita, në të cilën ishin të pranishëm ambasadorë, artistë, akademikë, deputetë, etj, paraqiti veshje kombëtare të trevave të ndryshme të Shqipërisë të punuara me dorë nga stilistja Edlira Sula.
Koleksioni përmban modele në të cilat riprodhohen në mënyrë artizanale dhe ruhen me besnikëri tiparet origjinale të krahinave që ato përfaqësojnë.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se ndihej krenare për faktin që shqiptarët kanë trashëguar nga e kaluara veshje popullore të mrekullueshme, që e bëjnë shumë të veçantë kulturën dhe identitetin kombëtar të trevave të ndryshme.
Duke u ndalur në kombinimin e formave dhe larminë e ngjyrave, ajo nënvizoi se nëpërmjet duarve të arta të grave shqiptare shprehet vullneti për të ruajtur këtë traditë të mrekullueshme.
“Të gjitha këto punime janë bërë në shtëpitë tona gjatë shekujve, janë ruajtur në shekuj dhe plus me punën e vajzave dhe të grave që kanë realizuar, kanë mbajtur dhe kanë ruajtur fort këtë traditë të veshjeve popullore krejt të veçanta dhe të mrekullueshme tonat.
Padyshim kanë futur edhe ëndrrat e tyre, edhe magjepsjen e tyre, edhe flokët e tyre, edhe dashuritë e tyre, edhe ndjenjat e tyre duke i bërë këto veshje vërtet të mrekullueshme në llojin e vet”, tha Topalli.
Kryetarja e Kuvendit vuri në dukje edhe simbolikën e fortë të kostumit popullor të veshur nga Konica i madh, apo madhështinë në veshjen e Isa Boletinit.
“Këtë pasuri të jashtëzakonshme shumë të çmuar ne jo vetëm e vlerësojmë, e shohim kryesisht në muze, në disa raste në festivalet kombëtare folklorike, në ndonjë rast në ndonjë sfilatë të veçantë, ndonjëherë në disa familje në festat e tyre, ndonjëherë në ditën e martesës, sepse ato evokojnë atë që është shqiptare, atë që është e bukur, atë që është “fashion” dhe atë që e bën gruan që të ndihet mirë. Padyshim që kjo traditë e jashtëzakonshme e jona duhet riprodhuar duke i qëndruar besnike veshjes, kostumeve kombëtare të të gjitha trevave”, tha Kryetarja e Kuvendit.