E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mes bashkejeteses e brenges se asimilimit - Minoriteti maqedonas perreth Prespes

Nente fshatrat e zones ku jeton minoriteti maqedonas shtrihen njeri pas tjetrit dhe ndajne te njejten pasuri dhe bukuri natyrore liqenin e Prespes. Ne tabelat e rruges automobilistike qe me con drejt kesaj zone lexoj emrat e ketyre fshatrave ne maqedonisht dhe shqip Pustec/ Liqenas Tuminec / Kallamas Shulin/ Diellas dhe keshtu me rradhe.

Emrat ne shqip i vendosi regjimi komunist por ato kane mbetur per cudi edhe sot e kesaj dite 20 vjet pas shembjes se atij regjimi. Shtepi te reja dy dhe tri kateshe me catite me tulla te reja mes gjelberimit intensiv dhe sfondit te liqenit te Prespes shfaqen ne te dyja anet e rruges automobilistike ne nje pesazh natyror teper terheqes. Por arat shfaqen te shkreta dhe syri me ze rralle e tek- tuk banore qe bejne punet bujqesore te stines.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Krsta Trajko

Krsta Trajko e vetme dhe me shtate femije

Krsta Trajko nje grua ne te shtatedhjetat me fton te hyj ne shtepine e saj. Jeton fare vetem ne Shulin apo Diellas edhe pse ka shtate femije. Djemte jane emigrante ne Greqi dhe Maqedoni tregon ajo. Kane ndertuar shtepite e reja me parate e fituara ne emigracion por Krsta jeton ne shtepine e vjeter modeste te familjes Trajko dhe me pikpret ne nje dhome me dy mindere druri. Ne kete shtepi te vjeter perbri atyre te rejave te djemve te saj emigrante kalon jeten Krsta me nje pension mujor prej 25 eurosh. Degjo thote Krsta Trajko po te kesh fuqi te punosh keto lendina keto fusha mund te fitosh me shume. Por duhet te kete rini qe ta bejne kete pune.

Por rinia ne keto fshatra me popullsi 100 maqedonase emigron per pune sezonale here ne Maqedoni dhe here ne Greqi dhe kur kthehen per disa muaj ne fshatrat e tyre merren vetem me ndertim. Jo me kot muratoret maqedonas re Prespes jane te njohur ne te gjithe Shqiperine per mjeshterine e tyre. Por burimi kryesor i te ardhurave mbetet emigracioni. Prodhimet bujqesore dhe blegtorale qe prodhojne te moshuarit e mbetur ne fshatra nuk jane per treg por vetem per te plotesuar nevojat e tyre te perditshme. Mungon mekanika bujqesore dhe toka vazhdon te punohet me qeacute.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shtepi te reja ne fshatrat maqedonase prane Liqenit te Prespes

E drejta e gjuhes amtare ruajtjes se kultures dhe traditave

Megjithe veshtiresite ekonomike maqedonasit e Prespes gjejne argumenta per te qene te kenaqur. Bogdan Nikolla eshte me i moshuari ne te gjithe zonen. Ka lindur ne vitin 1918. Ai eshte i kenaqur me te drejtat qe gezon minoriteti maqedonas i Prespes dhe me bashkejetesen ne harmoni dhe paqe me shumicen shqiptare ne zonat perreth ne Korce dhe Pogradec. Bogdani zgjedh te flase shqip ndofta si nje deshmi kuptimplote te kesaj bashkejetese.Shkollat ne te gjitha fshatrat i kemi ne maqedonishjt por kemi edhe shqip. Por me shume i kemi ne maqedonisht. Po keshtu edhe meshat ne kishen tone i mbajme ne maqedonisht. thote Bogdan Nikolla.

Por Vasil Sterjanovski nje aktivist i mirenjohur per mbrojtjen e traditave dhe kultures maqedonase kryetar i grupimit politik Aleanca Maqedonase per Integrimin Europian nuk eshte kaq i kenaqur sa 93 vjecari Bogdan Nikolla. Ai thote se qeveria e Tiranes duhet te tregoje me shume vullnet politik ne ruajtjen e gjuhes dhe te traditave kulturore te minoritetit maqedonas. Sipas ligjit 60 e arsimit duhet te behet ne gjuhen maqedonase. Por kjo mbetet ne leter pasi nuk ka tekste shkollore dhe ky eshte nje problem qe shfaqet cdo vit. thekson Vasil Sterjovski.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kishe ortodokse ne Maqedoni

Brenga e asimilimit

Ate e shqeteson me shume humbja e gjuhes nga brezi i ri qe largohet nga zona e Prespes drejt Tiranes dhe qyteteve te tjera te medha ku nuk ka shkolla apo kurse per te mesuar gjuhen maqedonase. Pasi vetem minoriteti maqedonas qe jeton ne Prespe njihet zyrtarisht si i tille dhe gezon te drejtat qe garanton Kushtetuta.Problemi yne eshte kur dalim jashte Prespes ne qytete te Shqiperise. Ne asimilohemi sepse femijet tane e harrojne gjuhen pasi nuk kane ku ta mesojne. Shteti njeh si minoritet maqedonas vetem zonen e Prespes dhe te Vernikut ne Bilisht. Vetem ne keto dy zona kemi te drejte si minoritare per te mesuar gjuhen jashte kesaj zone nuk kemi te drejte. thote Vasil Sterjovski.

Buxheti tejet i varfer i pushtetit lokal ne fshatrat e Prespes ku banon minoriteti maqedonas nuk mundeson financimin e aktiviteteve kulturore qe ruajne traditat. Shqiperia harton ligje per mbrojtjen e kultures dhe traditave te minoriteteve etnike por ato duhet te implementohen jo thjesht te mbeten ne letra thote Vasil Sterjanovski.

Zeri i minoriteteve ne median lokale elektronike - nje fillim i mbare

Por nje iniciative e grupimit politik Aleanca Maqedonase per Integrimin Europian ngjall shpresa se kjo situate do te ndryshoje per mire. Ky grupim ka marre persiper nje detyre jo te lehte te beje qe te degjohet zeri i minoriteteve etnike ne Shqiperi permes programeve ne nje nga mediat elektronike te Korces ne TV Kristal. Ky TV eshte i vetmi shembull ne Shqiperi qe synon te behet zeri i minoriteteve i kultures se tyre. thote Vasil Sterjanovski.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Aktivisti Vasil Sterjanovski

Kjo nisme po perkrahet edhe nga Organizata nderkombnetare te pranishme ne Tirane qe kane marre persiper trajnimin e gazetareve nga minoritetet qe do te realizojne programet ne gjuhen maqedonase dhe ne ate rome. Vasil Sterjanovski shpreson se permes pranise ne median elektronike te zones minoritetit maqedonas do ti degjohet zeri i tij dhe te drejtat qe ai gezon me ligj do te realizohen ne jeten e perditshme. Ajo qe ky minoritet kerkon nga pushteti i sapozgjedhur lokal eshte hapja e fronteve te punes per rinine zhvillimi i turizmit shndrrimi i zones se Prespes ku jeton minoriteti maqedonas ne nje destinacion turistik si e vetmja rruge per zhvillimin ekonomik dhe kthimin e rinise nga emigracioni.

Autor Ani Ruci

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›