Bashkeshorti i Tymoshenkos kerkon azil ne eki
Nje e perditshme ceke raporti dje se bashkeshorti i ish-kryeministres se burgosur te Ukraines Yulia Tymoshenko ka kerkuar azil ne republiken Ceke. Agjencia e lajmeve Reuters citon nje burim te qeverise ceke qe pohon te njejten gje. Zedhenesi i Ministrit te Brendshem Pavel Novak i ka thene agjencise se lajmeve AFP se ministria nuk i komenton kerkesat per azil. Edhe partia e Tymoshenkos ka refuzuar te jape komente.
Raportet thone se Oleksander Tymoshenko ka kerkuar azil ne fund te vitit 2011. Ish-kryeministrja Tymoshenko u denua me shtate vjet burg tetorin e vitit te kaluar e akuzuar per abuzim me pushtetin akuze te cilen Tymoshenko e hodhi poshte duke e konsideruar gjyqin te motivuar politikisht. Per momentin Praga zyrtare nuk ka marre ende nje vendim per pranimin ose jo te kerkeses se Tymoshenkos.
Po diten e djeshme jane shenuar protesta ne afersi te burgut ku ndodhet Tymshenko nga perkrahesit e saj. Ata deklarojne se ish-kryeministrja mbahet ne kushte cnjerezore dhe gjendja e saj shendetesore eshte perkeqesuar. Deklaratat e perkrahesve te Tymoshenkos bien ndesh me ato te qeverise te cilet deklarojne se gjendja shendetesore e te burgosures eshte shume e mire.