Siri Sulme vetevrasese ne Damask
Nje sulm vetevrases me bombe ndodhi mesditen e se premtes ne kryeqytetin e Sirise Damask duke shkaktuar 25 viktima dhe dhjetera te plagosur.Lajmin e percollen mediat nderkombetare duke iu referuar Televizionin Shteteror Sirian. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen e quajtur Midan.
Shperthimi ndodh vetem dy jave pasi 44 persona mbeten te vrare ne nje sulm te ngjashem per te cilin autoritetet fajesuan terroristet.
Lagjia Midan ne Damask kishte perjetuar se fundmi disa protesta kunder presidentit Bashar al-Assad dhe regjimit te tij. Vezhguesit e Liges Arabe ndodhen ne Siri ne perpjekje per te normalizuar situaten por dhunaka vazhduar pavaresisht prezences se tyre.
Nje banor i Midanit u shpreh per Reuters se me dhjetera ambulanca kane mberritur ne vendngjarje dhe se shume persona kane dale ne kerkim te te afermve te tyre. Nderkaq opozita siriane ka reaguar duke shtuar presionin mbi Ligen Arabe.
Prej nje jave 100 vezhgues te Liges Arabe ndodhen ne Siri dhe ne baze te planit ata do te inspektojne zona dhe krahina te ndryshme te vendit.
Megjithate lideri i Keshillit Kombetar Sirian eshte i shqetesuar per faktin qe prezenca e monitoruesve nuk ka sjelle asnje qetesim te situates ndersa ata ende nuk kane shprehur ndonje qendrim te forte ndaj Damaskut zyrtar. Pranuam planin e Liges Arabe per te derguar vezhgues ne Siri vetem sepse deshironim te ekspozonim regjimin perpara opinionit nderkombetar. Nuk kemi menduar asnjehere se monitoruesit do te ndalonin vrasjet. Megjithate nese ata jane vetem nje ze i pafuqishem perballe asaj qe ndodh mund te largohen nga Siria qe tani - u shpreh Ghalioun.
Sipas aktivisteve te pakten 24 persona u vrane ne vend gjate se enjtes ndersa numri i viktimave ne revoltat e nisura qe ne mars po prek cakun e 6 mije personave. Me shume se 600 jane viktima te shkaktuara nga torturat dhe ekzekutimet e kryera ne burgje. Megjithate numri i vertete i viktimave eshte i veshtire te percaktohet pasi mediat nderkombetare nuk kane asnje akses ne vend.