E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA 2024 – Trump kryeson në Indiana dhe Kentaki

INDIANA, 6 nëntor /ATSH-ANSA/ – Ashtu siç pritej në Indiana dhe Kentaki, ish-presidenti, Donald Trump kryeson zgjedhjet presidenciale.

Ish-presidenti, sipas raportimeve të para të pjesshme të publikuara nga media amerikane, ka 66% të votave në Indiana dhe 65% në Kentaki.

Fitues në zgjedhje nuk është kandidati që merr më shumë vota nga populli, por nga të ashtuquajturit Zgjedhësit e Mëdhenj.

Qendrat e para të votimit sapo u mbyllën në disa pjesë të Indianës dhe Kentakit, raporton CNN.

Po sipas CNN, në këto qendra ka filluar edhe numërimi i votave.

Qendrat e fundit të votimeve do të mbyllen sot në orën 06:00 GMT./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›