SHBA 2024 – Trump fiton Virxhinia Perëndimore

UASHINGTON, 6 nëntor /ATSH-DPA/ – Ish-presidenti Donald Trump parashikohet të fitojë shtetin e Virxhinias Perëndimore, kanë parashikuar rrjetet amerikane CNN, NBC dhe CBS.
Nuk ka pasur surpriza deri më tani në parashikimet e tyre.
Shumica e shteteve kryesore, si Pensilvania, janë ende duke votuar, por Xhorxhia dhe Karolina e Veriut po numërojnë votat dhe janë shumë afër përfundimit.
Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe Trump po luftojnë për të gjetur një rrugë drejt 270 votave elektorale të nevojshme për të fituar presidencën, thënë ndryshe Zgjedhësit e Mëdhenj.
Me katër shtete që tani kanë projektuar fitues, kandidati republikan Trump aktualisht ka 23 vota elektorale ndaj tre për kandidaten demokrate Harris./ a.jor.