SHBA 2024 – Garë e ethshme Trump-Harris në Karolinën e Jugut

KAROLINA E JUGUT, 6 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kandidati republikan Trump dhe ajo demokrate Harris janë në një garë të ngushtë në Karolinën e Jugut, sipas CNN.
Sidoqoftë, sipas parashikimeve të CNN, është shumë herët për të parashikuar fituesin në vendin e konsideruar si bastion të republikanëve.
Ndërkohë, Trump fitoi shtetet e Kentakit dhe Indianës, ndërsa Kamala Harris fitoi Vermontin, sipas parashikimeve nga disa media amerikane, përfshirë CNN dhe ABC.
Fitoret e pritura në këto tre shtete i sjellin 19 Zgjedhës të Mëdhenj Donald Trumpit dhe 3 Kamala Harrisit.
Duhen 270 Zgjedhës të Mëdhenj për të fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA./ a.jor.