SHBA, 29 milionë dollarë ndihmë financiare Maqedonisë
Maqedonia është lënë pas dore për sa i përket ndihmës financiare të dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova për vitin që vjen parashikohet të marrë ndihmën më të madhe nga vendet e listës me 65.7 milion dollarë, ndërsa Maqedonisë i janë ndarë vetëm 29 milionë dollarë.
Ndërkohë, pas Kosovës, renditen Bosnjë-Hercegovina, Serbia e cila ka përfituar 40 milion, duke humbur 13.5 milionë dollarë më pak se vitin e kaluar, ndërsa pas Serbisë pason Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kroacia.
Lidhur me ndihmën e dhënë për Maqedoninë, ajo do të fokusohet për të ndihmuar profesionalizimin e sistemit gjyqësor, forcimin e institucioneve demokratike konform standardeve të NATO-s dhe BE-së por edhe përmirësimin e klimës së biznesit.