E Diel, 1 Nëntor 2026

Braktisi turistët në Egjipt, arrestohet pronarja e Pasha Holiday

Gazeta Shqip

Policia e Tiranës arrestoi ditën e sotme pronaren e agjencisë turistike Pasha Holiday, Marselinda Kortoçi me akuzën e mashtrimit dhe fshehjes së të ardhurave. Masa e marrë ka ardhur pas incidentit me180 turistët shqiptarë që u braktisën nga agjencia turistike në Egjipt, pasi kishin paguar më parë detyrimet pranë saj për të kaluar 10 ditë pushime në një hotel në Sharm el Sheik.

Turistët shqiptarë denoncuan Pasha Holiday, e cila nuk u mundësonte atyre kthimin në atdhe. Pas peripecish të shumta, ata u detyruan të paguanin nga 250 euro pranë një tjetër kompanie ajrore në mënyrë që të ktheheshin. Ndërkohë, 9 turistët që nuk mundën të ktheheshin ditën e djeshme për shkak të kapacitetit të kufizuar të çarterit që mundësoi transportimin e tyre, mësohet se janë vënë nën kujdesin e ambasadës shqiptare në Kajro.

Gjatë shoqërimit të mëparshëm në polici, pronarja e agjencisë turistike Pasha Holiday, Marselinda Kortoçi kishte deklaruar se kishte shpallur falimentin, prandaj nuk mund tu siguronte turistëve kthimin e tyre në atdhe, megjithëse ata kishin paguar paraprakisht për këtë shërbim.

14 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)

Braktisi turistët në Egjipt, arrestohet pronarja e Pasha Holiday burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›