E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, 321 të vdekur nga stuhitë

Mbi 321 persona kanë vdekur në shtetet jugore të SHBA-ve si pasojë e stuhive dhe motit të keq. Kjo pjesë e Shteteve të Bashkuara po përballet me stuhitë më të këqija në 40 vitet e fundit.
 

Alabama është shteti më i goditur nga moti i keq, ku për pasojë 223 persona kanë humbur jetën. Moti i keq ka prekur dhe shtetet e Misisipit, Tenesisë, Arkansasit, Xhorxhias dhe Virxhinias.
 

Presidenti Obama gjatë vizitës në Alabama ka ngushëlluar familjet për humbjen e të afërmve të tyre dhe ka premtuar rimëkëmbjen e zonave të prekura nga stuhitë më të këqija në 40 vitet e fundit.
 

"Humbjet e jetëve kanë qenë të dhimbshme, veçanërisht në Alabama. Ka dhe shumë të tjerë që janë plagosur apo që llogariten të humbur dhe në shumë zona shkatërrimi i shtëpive dhe bizneseve është katastrofik", tha Obama.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›