E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, 3900 viktima nga gripi i derrave

Specialistë zyrtarë kërkojnë të bëjnë të ditur se sa njerëz kanë gjetur vdekjen nga virusi AH1N1, ndërkohë që njerëzit në SHBA vazhdojnë të mbajnë radhë të gjata për tu vaksinuar ndaj këtij virusi vdekjeprurës.
Sipas burimeve të Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve në SHBA bëhet e ditur se gjatë periudhës prill-tetor nga gripi i derrit kanë gjetur vdekjen 3900 persona.
Dr Ane Schuçat tha se janë infektuar 98 milionë qytetarë amerikanë dhe se gjendja për të furnizuar me vaksinë është kritike.
"Mendoj se do vazhdojmë të kërcënohemi nga ky virus. Duhet ta konsiderojmë atë si një maratonë dhe jo si një vrap i thjeshtë. Shumë vaksina janë porositur dhe shumë të tjera janë në përdorim, dhe duke bashkëpunuar mund tia dalim"-tha Dr Ane Schuçat.
Virusi ka bërë që disa shkolla të mbyllen në mënyrë që të mos zgjerohet përhapja e tij. 90 përqind e të prekurve nga virusi janë të rinjtë dhe fëmijët.
Kohët e fundit në SHBA plasi një skandal. Bankat furnizoheshin me vaksinën anti-AH1N1 përpara se të furnizoheshin spitalet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›