Vatikan rikthimi i Ratzinger si pelegrin

Papa Emerit është rikthyer në Vatikan. Benedikti i 16 është larguar me helikopter nga kështjella Gandolfo duke u rikthyer si pelegrin ashtu si kishte premtuar. Ishte 28 shkurt kur Ratzinger, pasi dha dorëheqjen nga posti i tij, braktisi Pallatin Apostolik. Tashmë banesa e tij do të jetë manastiri “Mater Eklesie”, gati për ta pritur pas punimeve për rikonstruksionin. Të dy papët do të bashkëjetojnë në të njëjtat mure pak metra larg njëri tjetrit. Duke shënuar një rats të paprecedentë në historinë e kishës. Jemi vëllezër kishte thënë Papa Francesk kur në fund të muajit mars ishte lutur në të njëjtin altar me Ratzinger, duke refuzuar kështu vendin e nderit që i kishin ofruar në kapelën e Kështjellës Gandolfo. Ratzinger, 86 vjec, do të banojë në katin e parë të manastirit me imzot Gensuesin dhe katër kujdestarë.