E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Kokona largohet nga PS, anëtarësohet në LSI

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama njoftoi sot largimin nga Partia Socialiste të kreut të njësisë bashkiake numër 3 në Tiranë Ilir Kokona dhe bashkimin e tij më LSI-në
Sipas Ramës, vendimi i Kokonës vjen pasi ai nuk mund të jetë pjesë e politikës së rrugës që ndjek Rama.

"Ilir Kokona, është sot me mua për të deklaruar largimin nga PS-ja, dhe distancimin prej politikës abuzive dhe keqpërdorimit të vlerave të PS dhe shndërrimit të tyre në instrument të rrugës dhe të dhunës", u shpreh Rama ndërsa i dorëzoi Ilir Kokonës teserën si anëtari më i ri i LSI-së .

Përfaqësuesi i LSI-së theksoi se "do të ketë vazhdimisht prurje nga PS-ja".

Ndërsa Ilir Kokona tha se "vij të kontribuoj për një fuqi të madhe drejtuese siç është maxhoranca, por absolutisht jam për një të majtë moderne dhe që kjo forcë politike e së majtës integruese, të jetë fitimtare dhe të shkojë akoma më lart".
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ilir Kokona largohet nga PS, anëtarësohet në LSI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›