Zbogar, kandidat për shef i zyrës së BE-së në Prishtinë

Ministri i jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zbogar, ka vërtetuar sot se është kandiduar për shef të zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.
“Mund të vërtetoj se jam kandiduar për shef të zyrës dhe për përfaqësues të posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë”, u tha Zbogar gazetarëve në Bruksel, transmeton agjencia STA.
Për emërimin e tij eventual duhet të vendos komisioni profesional dhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Në vitin 2008, Samuel Zbogar është emëruar ministër i jashtëm në qeverinë e Borut Pahorit, në periudhën 2004-2008 ishte ambasador në Washington, ndërsa ka punuar edhe në ambasadën e Sllovenisë në Pekin dhe në misionin e OKB-së në New York.