E Shtunë, 31 Tetor 2026

Testi i gjakut zbulon depresionin

Nga Express më 26 maj 2011 në ora 20:30

Shkencëtarët japonezë kanë kryer testin e gjakut përmes të cilit shumë lehtë mund të përcaktohet nëse është dikush në depresion dhe masën e depresionit.

Matja e acidit fosforik të koncentruar në gjak mundet në një kohë të hershme të përcaktojë nivelin e depresionit tek pacientët, ndërsa testi mund të kryhet me rastin e kontrolleve të zakonshme mjekësore.

“Zbulimi do të bëjë më të lehtë diagnozat objektive tek pacientët me depresion. Besojmë se përdorimi i testit mundëson diagnostifikimin efikas në stadet e para të sëmundjes”, ka thënë mjeku Joshiaki Ohashi nga qendra për hulumtime medicinale “Human Metabolome Technologies”.

Lidhja ndërmjet acidit fosforik në gjak dhe depresionit është e konfirmuar edhe më herët në hulumtimin ku kanë marrë pjesë 66 persona, prej të cilëve te 31 persona është krijuar një formë e re e depresionit.

Studimi ka treguar se pacientët me depresion kanë koncentrik më të ulët të acidit fosforik në gjak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›