E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimi i Mlladic reagojne OKB NATO BE dhe SHBA

 Liderët e botës kanë mirëpritur arrestimin e kriminelit të luftës, gjeneralit serb Ratko Mlladic. Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle përshëndeti posaçërisht arrestimin e të akuzuarit për genocid në Bosnjë e Hercegovinë. Sipas tij, kjo ka bërë që Serbia të përmbushë detyrimet, por ka ende detyrime për të përmbushur.  Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon e ka cilëusar një ditë historike për drejtësinë ndërkombëtare, ndësa falënderoi presidentin dhe qeverinë serbe. 
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen tha se pothuajse 16 vjet pas vendimit për Mlladic që e rëndon atë me genocide dhe krime lufte, më në fund Drejtësisë i jepet një shans të shkojë në vend. 

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi e përjetoi si një lajm të mirë arrestimin e Mlladic dhe një vendim të guximshëm nga ana e presidentit serb. Sipas tij arrestimi shënon një hap më shumë për Serbinë drejt integrimit të saj në BE.Autoritetet britanike e kanë cilësuar moment historik për rajonin dhe një vendim të drejtë sjelljen e tij para Drejtësisë. Kryeministri David Kameron theksoi se ka arsye të fortë pse ligji ndërkombëtar ka qenë në kërkim të Mlladic prej kaq shumë kohësh. 

Kryeprokuori i Gjykatës së krimeve të Luftës, Serxh Bramertz, tha se transferimi i gjeneralit Mlladic në Hagë do të bëhet sa më shpejt dhe ka vlerësuar punën e bërë nga autoritetet serbe për arrestimin e tij. 

Nënkëshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Ben Rods mirëpriti arrestimin dhe deklaroi pritshmërinë e administratës amerikane për nxjerrjen sa më të shpejtë të Mlladic para gjykatës së Hagës. 

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›