SHBA, BE, Turqia dhe Britania e Madhe dënojnë fjalimin e Assad
Presidenti sirian i cilësonte kundërshtarët e tij si “kukulla të perëndimit”
SHBA dënuan fjalimin e presidentit sirian Bashar al-Assad, i cili i cilësonte kundërshtarët e tij si “kukulla të perëndimit”.
Departamenti i Shtetit tha se plani i paqes i prezantuar nga Assad ishte i shkëputur nga realiteti, ndërsa e cilësuan si një tjetër përpjekje të regjimit për të kapur pushtetin.
Në Uashtington zëdhënësja e DASH, Viktoria Nuland se fjalimi i Assad minon përpjekjet e bëra nga i dërguari për paqe Lakhtar Brahimi.
Ajo i bëri thirrje Assad të largohej, ashtu sikurse dhe baronesha Cathrine Ashton.
“Ne i qendrojmë deklaratave tona, se Assad duhet të largohet dhe t’i hapë rrugë tranzicionit politik”, thuhet në një deklaratë të Ashton.
Ministri i jashtem turk Ahmet Davutoglu e cilësoi fjalimin si përsëritje të deklaratave të bëra deri tani, ndërsa sekretari i jashtëm britanik Uilliam Hague tha se premtimet e tij boshe nuk bëjnë për budalla asnjë.
Fjalimi i Assad të dielën ishte fjalimi i parë publik që prej qershorit.
Assad tha se Siria nuk i ka refuzuar lëvizjet diplomatike, por insistoi se nuk do të negociojë me njerëz që kanë ide “terroriste”.
Fjalimi është ndërprerë shpesh nga duartrokitjet dhe brohoritjet nga mbështetës të Assad.