E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, BE: Zhgënjim me vendimin lidhur me Timoshenkon

31-08-2012 / Gazeta 55

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur zhgënjim pas refuzimit të apelit të ish kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, kundër dënimit prej 7 vitesh burg për keqpërdorim të pozitës. Një gjykatë e apelit dje në Kiev e refuzoi ankesën e Timoshenkos. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, i ka përsëritur “shqetësimet amerikane për motivet politike” të këtij rasti në Ukrainë. Më herët, Majkël Men, zëdhënës i Bashkimit Evropian, ka kërkuar nga autoritetet e këtij vendi që “t’i shqyrtojnë efektet e drejtësisë selektive”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›