E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, vritet me armë zjarri një 45-vjeçar, plagosen dy të tjerë

Gazeta Shqip

Një 45-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri në qytetin e Sarandës pa një konflikti të momentit me një person tjetër, ndërkohë që dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Viktima është Adrian Beqiri, 45-vjeçar, ndërsa të plagosurit janë Ferdinand Xhago, 32 vjeç dhe Orest Ziflaj, 22 vjeç.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të një grindjeje ndërmjet dy personave, e cila ka degjeneruar me përdorimin e armëve të zjarrit në ambientete e një lokali në pronësi të viktimës Beqiri, ndërsa dy personat e tjerë kanë mbetur të plagosur aksidentalisht, për shkak se autori i krimit ka shtënë me breshëri automatiku.

Ndërkaq, pas ngjarjes autori i vrasjes është larguar me një automjet dhe ende nuk dihet ndonjë detaj rreth identitetit të tij.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë dhe është vënë në kërkim të autorit të krimit.
31 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Sarandë, vritet me armë zjarri një 45-vjeçar, plagosen dy të tjerë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›