E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ligji për avokatinë, fund zvarritjes së proceseve gjyqësore”

31-08-2012 / Gazeta 55

Flet kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni

Iniciatori i ndryshimeve në ligjin për avokatinë, Sandër Simoni vlerëson se projekti i miratuar dy ditë më parë nga Qeveria, do t’i japë fund një herë e mirë zvarritjes së proceseve gjyqësore për shkak të mungesës së mbrojtësve.
Kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, në një deklaratë për mediat thotë se ashpërsimi i masave ndaj avokatëve, do t’i japë frymëmarrje proceseve të rëndësishme gjyqësore, të cilat kanë mbetur peng për shkak të shtyrjes.
Kryegjyqtari Simoni zbulon se ligji i avokatisë do të pasohet më një sërë ndryshimesh të tjera në kodin e procedurës penale.
Dy ditë më parë, Qeveria miratoi projektin e hartuar nga Ministria e drejtësisë dhe Dhoma e Avokatëve që parashikon ndëshkimin me gjobë, heqje të licencës deri te pezullim të ushtrimit të aktivitetit, të avokatëve që bëhen pengesë për shtyrjen e proceseve gjyqësore, apo që kanë kryer shkelje të tjera gjatë ushtrimit të detyrës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›