SHB, Berisha takon senatoren Shaheen: Politika vullnet për heqjen e imunitetit
WASHINGTON- Kryeministri Berisha , në kaudër të vizitës së tij në SHBA, u takua në Washington DC me Senatoren Jeanne Shaheen, Kryetare e Nënkomitetit për çështjet Evropiane.
Gjatë takimit që patën, Berisha i konfirmoi senatores amerikane faktin se klasa shqiptare ka tejkaluar problemet që ekzistonin ndërmjet njëra –tjetrës vitin e kaluar. Në këtë kontekst, kryeministri theksoi se tashmë ekziston vullneti i forcave politike për heqjen e imunitetit për të gjithë zyrtarët në Shqipëri për akuza të lidhura me korrupsionin dhe krimin e zakonshëm.
Nga ana e saj, senatorja Shaheen vlerësoi reformat dhe progresin e bërë nga Shqipëria gjatë kësaj periudhe dhe rolin e saj për paqen prosperitetin e sigurinë në rajon. Ndër të tjera kryeministri Berisha bëri një ekspoze të zhvillimit dhe të arritjeve të vendit, ndërkohë u diskutua mbi potencialet e mëdha që ofron Shqipëria, në shumë fusha dhe u rikonfirmua vendosmëria për të nxitur investitorët e rëndësishëm amerikane që të zhvillojnë investimet e tyre në Shqipëri.
(el.me/BalkanWeb)