SHBA/ Bie avioni, humb jetën ish senatori Stivens
Ish senatori republikan Ted Stivens, i cili qëndroi për katër dekada në SHBA, dhe që më pas u dëbua për korrupsion , ka humbur jetën në një aksident ajror në Alaska së bashku me 4 persona të tjerë. Drejtori Ekzekutiv në Amerikën e Veriut , dhe ish kreu i NASA-s Sean O'Keefe, i cili po udhëtonte me senatorin i ka mbijetuar aksidentit.
Zyrtarë federalë të sigurisë njoftuan më herët se 9 persona ndodheshin në bord, dhe 5 persona kanë vdekur. Ndërkohë një tjetër burim i afërt në lidhje me çështjen në fjalë deklaroi se vetëm 8 persona ndodheshin në bord, ku pesë prej tyre nuk i mbijetuan aksidentit. Republikani Stivens, ka qënë kryetar i Komitetit për ndarjet buxhetore të Senatit dhe një përkrahës i fortë i buxhetit të mbrojtjes në SHBA. Ai humbi përpjekjet për t'u rizgjedhur në vitin 2008, pasi u akuzua për korrupsion. Megjithatë, rasti u hodh poshtë për shkak të sjelljes së pahijshme të prokurorisë, duke përfshirë edhe fshehjen e provave shfajësuese nga avokatët mbrojtës.
Sipas Sigurisë Kombëtare të Transportit të Bordit në SHBA, të cilët dërguan një ekip për të hetuar, aeroplani është rrëzuar të hënën rreth 10 milje në veriperëndim të Alaska-s, në orën lokale 20.00. Moti i keq ka penguar përpjekjet e shpëtimit, por një ekip mjekësor privat është dërguar në vendngjarje me helikopter.