E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson mbështet Keiroz në çështjen e dopingut

Trajneri i Portugalisë Karlos Keiroz ka deklaruar të martën se ishte i sigurtë që do të mbante vendin e tij të punës edhe pas akuzave të komitetit të antidoping portugez ndaj ish zëvendësit të Ferguson. Federata portugeze ka hapur një hetim dhe pritet të merret një vendim për trajnerin që rrezikon seriozisht largimin nga Kombëtarja. "Besoj se gjërat po fuksionojnë më së miri dhe normalisht,nuk më mbetet gjë tjetër veçse të pres vendimin e komisionit të disiplinës" ka bërë të ditur trajneri i luzitanëve. Prej disa vitesh Federata portugeze ka hapur një hetim për Keiroz mbi akuzat që ky i fundit ka bërë ndaj mjekëve të antidopingut gjatë muajit maj dhe më pas edhe raportet me mediat lokale kanë ndryshuar shumë. Trajneri i Manchester United Ferguson ka fluturuar në Lizbonë për të mbështetur ish zëvendësin e tij. "është shumë e vështirë që në futboll të kesh njerëz të mirë në të cilët bën pjesë edhe Keiroz. Te United ai ka punuar për një kohë të gjatë dhe ka bërë një punë të mirë. Ashtu si e njoh unë Keirozin ai nuk është kundër kontrollit për doping , Keiroz është një person dhe trajner i mirë dhe unë jam këtu për të mbështetur atë" theksoi Ferguson. Mes dëshmitareve Keiroz ka thirrur edhe Luis Figon dhe Presidentet e klubeve të Portos dhe Benfikës. "Mendoj se udhëtimi i Ferguson për të dëshmuar në një çështje të tillë ëshët pozitiv pasi bëhet fjalë për një trajner të madh" ka shtuar Presidenti i Portos Pino Kosta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›