Turqi, dy të vdekur nga shpërthimi i një tubacioni nafte
Dy persona vdiqën dhe një tjetër u plagos në juglindje të Turqisë, pasi militantë kurdë shpërthyen një tubacion të trasnportit të naftës nga Iraku, thanë burimet e sigurisë.
Një zyrtar i cili nuk ka pranuar të shprehë identitetin e tij, ka fajësuar për këtë shpërthim të tubacioneve të naftës, Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila ka marrë përgjegjësinë për sulme të ngjashme dhe në të kaluarën.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 6:30 minuta të mëngjesit të sotëm në tubacionet që shpërndjanë më shumë se ¼ e naftës që vjen nga Iraku.
Sipas burimeve të sigurisë, pas shpërthimit të flakëve rrjedhja e naftës u ndalua, dhe zjarrfikësit filluan punën për shuarjen e flakëve.
Viktimat u vranë dhe u plagosën, pasi ata ishin duke kaluar në autostradën Sirnak aty pranë kur ndodhi shpërthimi, në kufi me Irakun dhe Sirinë.
Një kanal lajmesh në shtetin turk njoftoi se shpërthimi kishte ndodhur me telekomandë, por nga autoritetet zyrtare ende nuk është konfirmuar asnjë gjë.
Seksioni i naftës i goditur ndodhet 100 km në largësi nga Iraku. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, ka zhvilluar një kryengritje 26 vjecare ndaj shtetit turk, deklaroi se shpëthimi kishe ndodhur vetem disa kilometra larg vendit ku një tjetër shpëtrthim kishte ndodhur në muajin Korrik.
Kjo lidhje e transportit të naftës, që përbehet nga 2 tubacioen paralele, mbart një mesatare prej 500 mijë fuci nafte në ditë, në bregdetin e Mesdheut.
Nga informacionet e marra nga industria e naftës, zyrtarët e naftës në Irak, në raste të tilla mund ta transportojnë naftën dhe nëpërmjet rrugëve të tjera, deri në rregullimin e situatës.