SHBA Bregdeti lindor pergatitet per uraganin Irene

Autoritetet qeveritare ne Shtetet e Bashkuara po bejne pergatitjet per uraganin Irene qe i eshte drejtuar brigjeve lindore.
Guvernatoret e shteteve te Karolines se Veriut Virxhinias Merilandit Delauerit Nju Xherzit dhe Nju Jorkut kane shpallur gjendjen e jashtezakonshme per te perballuar te gjitha nevojat e mundshme para goditjes se ketyre shteteve nga uragani i cili pritet te godase neser brigjet e Karolines se Veriut. Edhe Presidenti Barak Obama ka shpallur gjendjen e jashtezakonshme per Karolinen e Veriut.
Qendra Kombetare e Uraganeve thote se uragani Irene eshte dobesuar pak me erera deri ne 175 kilometra ne ore. Meteorologet parashikojne qe uragani te intensifikohet ndersa i afrohet brigjeve te Karolines se Veriut.
Irene ka shkaktuar vdekjen e te pakten nje personi ne Puerto Riko dhe dy te tjereve ne Republiken Domenikane.
Ne pjesen me te madhe te bregdetit lindor te Shteteve te Bashkuara jane bere paralajmerime madje ne disa zona autoritetet kane evakuar banoret dhe visitoret nga plazhet.
Kryetari i Bashkise se Nju Jorkut Michael Bloomberg ka dhene urdher per evakuimin e spitaleve dhe azileve te pleqve ne zonat e uleta te qytetit.
Kercenimi qe perben uragani Irene beri qe organizatoret te shtyjne perurimin te dielen te memorialit te udheheqesit te te drejtave civile Martin Luther King i Riu.