Biden: “Assange një hi-tech terrorist”

Nga Express më 20 dhjetor 2010 në ora 15:30
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka ndërlidhur me “hi-tech terrorizëm” themeluesin e Wikileaks, Julian Assangenë, e që njëherit është kritika më e ashpër në adresë të tij nga ndonjë pjesëtar i administratës së Barack Obamës.
Biden theksoi se me publikimin e dokumenteve të fshehta dhe të telegrameve diplomatike, Assange ka rrezikuar jetët e diplomatëve dhe ka vështirësuar përpjekjet diplomatike të SHBA-së në gjithë botën.
Në intervistën dhënë kanalit televiziv NBC, i pyetur se a mund të parandalojë administrata amerikane publikimin e dokumenteve të tjera të fshehta, siç është paralajmëruar nga Assange javën e kaluar, Biden u përgjigj: “Jemi duke punuar në këtë drejtim. Ministria e Drejtësisë është duke e vëzhguar situatën”.