E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elizabeta II rrezikon “zhdukjen” nga pullat e postare

Nga Express më 20 dhjetor 2010 në ora 14:30

Portreti i Mbretëreshës sw Anglisw rrezikon të zhduket nga pullat e postës të Britanisw.
Motivi? Privatizimi i postës, i diskutuar javën e kaluar në Parlament dhe që mund të miratohet shumë shpejt.
Projektligji parashikon që pronarët e rinj nuk janë të detyruar që në pullat e postës të venë portretin e Elizabetës II.
Buckingham Palace është irrituar nga ky lajm dhe për këtë arsye ministri i Telekomunikacionit, Ed Davey, është shprehur se negociatat me oborrin mbretëror për këtë çështje do të jenë “miqësore dhe pozitive”.
Pullat postare britanike kanë portretin e Mbretëreshës që nga viti 1840, vit i lindjes së vetë postës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›