SHBA: Ceshtja e statusit te Kosoves eshte e mbyllur
PRISHTINE- Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, rithekson se për SHBA-në cështja e pavarësisë së Kosovës është e mbyllur.
Ambasadori amerikan vizitoi dje komunen Kllokot ku përcolli mesazhin për autoritetet e Beogradit: “Të mos insistojnë në negociatat e reja lidhur me me statusin dhe integritetin territorial të Kosovës.”
"është koha e duhur për bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, si dy vende fqinje, si dhe për dialog në cështje praktike. Këto bisedime, mund të zhvillohen mes dy shteteve në atë moment kur qeveria e Beogradit do të kuptojë se dialogu për statusin e Kosovës, integritetin territorial dhe ndarjen e saj nuk do të jenë në tavolinën e bisedimeve” ka thënë Dell për gazetarët gjatë vizitës në komunën e re me shumicë serbe.
Zyrtari amerikan ka kritikuar kryetarët lokalë të komunës së Vitinës trë cilët kundërshtojnë planin e decentralizimit dhe formimit të komunës së re Kllokot.
(s.g/BalkanWeb)