E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, kapen shpërndarësit e kokainës tek Blloku

TIRANE-Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre të rinj pasi u kapi në flagrancë me 500 gramë kokainë. Pas hetimeve disa mujore, Seksioni i anti drogës në Tiranë ka vënë në pranga sot tre të rinjtë Zhaklin Krasniqi, Rudil Caka e Halil Lila pasi dyshohej se vepronin si shpërndarës të lëndëve narkotike në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Të rinjve iu gjet 500 gramë kokainë që dyshohet se do të shpërndahej në klubet e natës në zonën e ish-Blokut dhe atë të Myslym Shyrit. Burime nga policia bënë të ditur sot se të rinjtë u arrestuan në banesën e tyre me qera në rrugën e Elbasanit ndërsa aktivitetin e paligjshëm e zhvillonin në zonat e njohura të Tiranës me klube nate.Të rinjte dyshohet se janë furnizuesit e piacës së lartë që përdor si lëndë narkotike kokainën, e cila renditet ndër drogërat e shtrenjta që vetëm persona të pasur mund ta përdorin. Në cilësinë e provave materiale, policia sekuestroi edhe një automjet të tipit Smart si dhe 6 telefona me anë të të cilave kryhej porosia.
Krasniqi, Lila dhe Caka ndodhen në policia dhe po merren në pyetje me qëllim zbardhjen e rrjetit të kokainës që vepron në Tiranë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›