Rriten me 30 për qind rastet e vjedhjeve
Fier
Për vitin 2010 është rritur ndjeshëm numri i vjedhjeve në të gjithë Qarkun e Fierit. Statistikat zyrtare të policisë flasin për një rritje në masën 30 për qind të rasteve të vjedhjeve në muajt janar, shkurt dhe mars. Fenomeni i vjedhjeve nisi të shfaqet më shumë në tremujorin e fundit të vitit 2009, duke bërë që për këtë periudhë numri i vjedhjeve të ishte më i madh se ai i ndodhur gjatë nëntë muajve të parë të vitit. Por, ky ritëm i lartë vjedhjesh ka vijuar edhe gjatë tre muajve të parë të vitit 2010. Plot 31 çështje me objekt vjedhje janë regjistruar gjatë tre muajve të parë të këtij viti pranë Gjykatës së Fierit. Ndërsa për të gjithë vitin e shkuar numri i vjedhjeve dhe çështjeve të gjykuara me këtë objekt ka qenë 64.
#