Pas protestës për shtyllat, eksploziv mjeteve të OST-së
Një sasi dinamiti është vendosur në një ekskavator, i cili po kryente punime për linjën elektrike 4000 volt që lidh Elbasanin me Malin e Zi në fshatin Mal Milot të rrethit të Kurbinit. Sipas ekspertëve të policisë, ekskavatori që po punonte për të hapur gropat e shtyllave të tensionit të lartë është dëmtuar në sistemin hidraulik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 të së martës, ndërkohë që më parë disa banorë të këtij fshati kishin protestuar për punimet që po kryenin punonjësit e OST-së, pasi ata nuk pranon që shtylla të vendosej në mes të fshatit, në afërsi të banesave. Sipas ekspertëve të Drejtorisë së Policisë së Lezhës, lënda plasëse ka qenë dinamit dhe nga shpërthimi ka dëmtuar pjesërisht mjetin. Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe disa banesa që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.
#