SHBA, Chelsea Clinton gazetare e “NBC”-së
WASHINGTON - Vajza e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe sekretares aktuale të shtetit, Hillary Clinton, Chelsea Clinton, ka vendosur t’i përkushtohet gazetarisë televizive, duke u punësuar si korrespondente në televizionin “NBC”.
Ky është një vendim surprizues, duke pasur parasysh se 31-vjeçarja Chelsea gjithmonë i është shmangur intervistave.
Vajza e ish-presidentit amerikan do të raportojë për lajmet e orëve të mbrëmjes në televizionin “NBC”, duke u përqëndruar tek historitë personale të njerëzve dhe kontributin që ata japin në komunitetet e tyre.
Kohë më parë profesionit të gazetarisë iu bashkua edhe vajza e ish-presidentit Bush, Jenna Bush.
(er.nu/news24/BalkanWeb)