Kombëtarja barazon në Prilep, maqedonasit fyejnë himnin shqiptar
PRILEP- Kombëtarja shqiptare ka barazuar 0-0 me Maqedoninë, në miqësoren e fundit për vitin 2011, të zhvilluar në Prilep.
Sfida ka qenë në nivele shumë të ulta dhe me pak raste për shënim, ndërkohë që vendasit arritën të gjenin golin në minutën e 36-të, por u anulua për pozicion jashtë loje.
Në pjesën e dytë, për t’u veçuar një goditje e Lorik Canës dhe një rast i shqiptaro-maqedonasit Ibraimi 10 minuta para fundit.
Por, si zakonisht në përballjet me Maqedoninë, nuk kanë munguar incidentet, madje këtë herë më të rënda nga sa mendohej.
Ndeshja ka nisur me fyerje për himnin kombëtar të Shqipërisë dhe me sharje të rënda nga 5 mijë tifozët e pranishëm në Prilep. Tifozët kanë lëshuar shumë thirrje anti-shqiptare, duke acaruar edhe futbollistët.
Pas ndeshjes, këta të fundit kanë pohuar se janë ndjerë të fyer nga ksenofobia e shfaqur nga maqedonasit, duke e quajtur atë sjellje të patolerueshme dhe që nuk ka asnjë lidhje me futbollin.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)