E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO nuk do te dergoje trupa ne Libi pas perfundimit te konfliktit

Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmusen tha se te gjithe ministrat ne takim rane dakord se ne Libi po shenohet perparim.

Per Gadafin nuk shtrohet me ceshtja nese ai do te ike por kur do te ike tha zoti Rasmusen.

Sekretari i Pergjithshem po i kerkon me shume vendeve te NATO-s te kontribuojne ne perpjekjet ushtarake per te mbrojtur civilet ne Libi. Komentet e tij ne diten e pare te takimit dy-ditor te NATO-s behen nderkohe qe aleanca goditi kryeqytetin e Libise Tripoli bombardimet me te renda deri tani.

Helikopteret britanike dhe franceze goditen per here te pare brenda Libise gjate fundjaves duke i intensifikuar ne menyre te konsiderueshme operacionet e NATO-s.

Shtimi i goditjeve ajrore ngrejne pyetjen nese NATO-ja po i permbahet apo jo rreptesisht mandatit te OKB-se per te mbrojtur civilet nga forcat e Gadafit.

Nderkohe Gadafi deklaroi dje se do te luftoje deri ne vdekje.

Javen e kaluar NATO-ja e zgjati misionin e saj edhe per tre muaj te tjere.

Shtetet e Bashkuara i dorezoi kontrollin e misionit NATO-s ne fund te marsit por vazhdojne te ndihmojne me informacione zbulimi dhe ne aspekte te tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›