Dervishi Kontrolli i tabulateve te gazetareve nuk eshte i justifikuar

Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi thote se kontrolli i tabulateve telefonike te gazetareve i kerkuar nga komisioni parlamentar i krijuar per te hetuar ngjarjet e 21 janarit nuk eshte i justifikuar. Komisioni nder te tjera ka kerkuar edhe tabulatet e telefonave per 4 gazetare. Ata jane Sokol Balla gazetar i televizonit Top Chanel Mero Baze kryredaktor i gazetes Tema Andi Bushati gazetar ne Televizionin Vizion Plus dhe Filip akulli nga televizioni Top Chanel. Ne nje interviste nga Tirana zoti Dervishi tha se gazetaret e kane bere punen e tyre dhe madje komisioni po heton pikerisht mbi bazen e asaj qe kane raportuar gazetaret drejtperdrejt nga vendi i ngjarjes.