SHBA: Do negociojmë me vende të veçanta për marrëveshjen bankare me BE

SHBA, 12 shkurt, NOA- Rrëzimi i ligjit për të dhënat bankare nga
Europa ka sjellë dhe reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Departamenti
i Shtetit e ka cilësuar rrëzimin e marrëveshjes bankare SWIFT si një zhgënjim
nga Parlamenti Evropian.
Departamenti i Shtetit e ka cilësuar këtë si
një goditje prapësuese për luftën e përbashkët anti-terror.
SHBA-ja u shpreh para votimit të këtij ligji
nga PE-ja, se në rast të një refuzimi do t'i ndërpriste bisedimet me BE-në për hyrjen
në informacionin e të dhënave bankare evropiane për luftimin e terrorit.
Gjithashtu SHBA pritet të negociojë me vende të veçanta për të mundësuar
hetimin e të dhënave, duke qenë se institucionet e BE-së e kanë rrëzuar këtë
marrëveshje.
Dje Parlamenti Europian në Strasburg e refuzoi
me shumicë të madhe votash marrëveshjen SËIFT, duke shpallur të pavlefshme një
marrëveshje kalimtare të lidhur vitin e kaluar dhe që kishte hyrë në fuqi më 1
shkurt.
xh/NOA