E Shtunë, 31 Tetor 2026

VOA, BBC e DW: Irani po na zhurmon transmetimet, kërkon fshehjen e protestave

Uashington, 13 shkurt, NOA Kanalet
prestigjioze mediatike në të gjithë botën, Zëri i Amerikës, BBC dhe Deutsche
Welle janë ankuar zyrtarisht ndaj autoriteteve iraniane, për atë që e kanë
quajtur shkelje e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Konkretisht, bëhet fjalë për aktin e zhurmimit
të paligjshëm të transmetimeve të tyre në Iran, të cilin sipas tyre e kanë ndërmarrë
autoritetet iraniane.

Përmes një deklarate të përbashkët, këto
kanale të njohura transmetimesh në mbarë botën, e kanë akuzuar Iranin për
zhurmimin e satelitit nëpërmjet të cilit ata transmetojnë.

Më tej, në deklaratën e tyre, ata u kanë bërë
thirrje operatorëve të satelitit ti bëjnë presion Iranit që të ndërpresë
zhurmimin.

Në lidhje me një fakt të tillë, një
përfaqësues i Departamentit Amerikan të Shtetit deklaroi se përpjekjet e Iranit
për të bllokuar pothuajse gjithë mbulimin e protestave antiqeveritare në
Teheran tregojnë se qeveria i trembet popullit të vet.

Nga ana e tyre, autoritetet iraniane kanë
akuzuar median ndërkombëtare se ka nxitur protestat pas zgjedhjeve të
kontestuara presidenciale të vitit të kaluar.  

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›