E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Hashim Thaçi lë mandatin e deputetit

Prishtinë, 13 shkurt, NOA - Kryeministri i
Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar dorëheqjen e tij nga pozita e deputetit të
Kuvendit të Republikës së Kosovës. Një fakt të tillë ai ia ka komunikuar zyrtarisht
edhe kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, përmes një letre përkatëse. "Këtë
veprim e kam ndërmarrë duke pasur parasysh përkushtimin tim ndaj qeverisë së
Republikës së Kosovës, si dhe të përmbushjes në mënyrë sa më efikase të të
gjitha detyrave të mia si kryeministër", thuhet në këtë letër.

Në këtë mënyrë, ai ka argumentuar, se mbi të
gjitha dëshiron të jetë një kryeministër i mirë, para se deputet i Kuvendit.

Sipas Thaçit, kjo gjë do të ndihmonte edhe vetë
Kuvendin e Kosovës në rritjen e efikasitetit në punë dhe krijimin e mundësisë
për deputet të rinj.

Për kryeministrin e Kosovës, ata do të jenë të
përkushtuar vetëm në punët dhe detyrat që përkojnë me funksionin e deputetit.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›