E Diel, 1 Nëntor 2026

Votoni për pronat tuaja!Nga TemaThirrje e shoqatës “Bregdeti” drejtuar pronarëve të zonës Vlorë-Sarandë Shoqata “Bregdeti” iu bën thirrje të gjithë pronarëve nga Vlora në Sarandë e Konispol të sqarojnë njëri-tjetrin dhe të shkojnë të gjithë në v

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Votoni për pronat tuaja!Nga Tema

Thirrje e shoqatës “Bregdeti” drejtuar pronarëve të zonës Vlorë-Sarandë

Shoqata “Bregdeti” iu bën thirrje të gjithë pronarëve nga Vlora në Sarandë e Konispol të sqarojnë njëri-tjetrin dhe të shkojnë të gjithë në votimet e 28 qershorit dhe të votojnë nr. 17 që i përket Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK). Kjo parti ka pranuar në krye të listës për qarkun e Vlorës kandidatin tonë dhe për zgjidhjen e problemit ka pranuar programin tonë. Ju bëjmë thirrje të mos besoni në premtimet e partive të tjera, qofshin ato të djathta apo të majta, që për 18 vjet na kanë mashtruar. Si të majtët, dhe të djathtët, që kanë qenë në pushtet, sot na premtojnë se do jenë mbrojtësit e pronarëve, por deri sot kanë bërë ligje të këqija, me të cilat na kanë mohuar pronat tona të trashëguara dhe ne na quajnë ish-pronarë. Mos besoni më ata që deri sot kanë bërë të kundërtën, ata i kanë shpërndarë pronat tona sipas interesit elektoral dhe për xhepat e tyre. Sot këta politikanë përsëri po përpiqen t’ju mashtrojnë që ju të votoni për ta. Ju bëjmë thirrje të sqaroni sa më shumë votues në qarkun e Vlorës se, nëse ne, të shpronësuarit, jo vetëm në zonën Vlorë-Sarandë, por dhe në qarqet e tjera, do të bashkojmë votat tona dhe do të votojmë kudo nr. 17, kjo do të jetë fitore për ne, sepse më në fund ne, pronarët, do të jemi të përfaqësuar në parlament në mënyrë të institucionalizuar me njerëzit tanë, që do të luftojë që ne të marrim pronën e të parëve tanë!

Vota jonë e bashkuar do të jetë fitore edhe për ata që nuk kanë interes për pronën, pasi e kanë marrë që në vitin 1992, siç ka ndodhur në 100% në të gjitha zonat verilindore, Tropojë. Kukës, Dibër, Mirditë deri në Krujë dhe deri në 75% të shumë zonave të tjera ku prona ka shkuar te pronari, do të jetë fitore ekonomike dhe për ato familje që nuk kanë pronë, pasi taksat e paguara prej tyre shteti do t’i përdorë për pensionet e më të varfërve dhe nuk do t’i përdorë për kompensimet mashtruese dhe qesharake që nuk përfundojnë as pas 1000 vjetësh (200 m. katrorë, dhe kur të vijë radha). Duke votuar të bashkuar ne ndëshkojmë me votë grabitësit, kështu iu priten kthetrat politikanëve që janë ngulur në pronat e të parëve tanë. Me nr. 17 ju votoni që prona do t’i kthehet pronarëve të para-1945 dhe i hapet rruga zhvillimit të turizmit dhe të ekonomisë së vendit. Duke falënderuar të gjitha gazetat dhe TV që na kanë mbështetur në këtë përpjekje shumëvjeçare, urojmë fitore në zgjedhje.

Për Kryesinë e shoqatës “Bregdeti”

Kryetari Niko Nesturi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›