E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Ekspertet hetojne aksidentin e autobuzit me turiste

Ne Shtetet e Bashkuara Bordi Kombetar i Sigurise se Transportit po heton rreth nje aksidenti tragjik me nje autobus turistesh ne Nju Jork ne te cilin gjeten vdekjen 14 vete dhe u plagosen rende 5 te tjere.

Sipas policise shoferi i autobusit u ka thene autoriteteve se nje kamion i madh e goditi autobusin nga parapa duke e perplasur pas nje shtylle trafiku.

Policia thote se vazhdon perpjekjet per te percaktuar nese autobusi u godit nga kamioni apo ishte shoferi ai qe shkaktoi daljen e automjetit nga rruga dhe perplasjen e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›