E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova tridhjete vjet pas demonstratave te vitit 1981

Nje revolte studentesh te Universitetit te Prishtines e fillimit te marsit te vitit 1981 per pak dite u shnderrua ne nje levizje ne shkalle te gjere dhe pranvera e atij viti ishte periudhe demonstratash te medha ne te cilat u kerkua qe Kosova te kishte statusin e Republikes. Tridhjete vjet me vone Kosova ka mbushur tre vjet te pavaresise se saj ndersa disa nga protagonistet e atyre ngjarjeve thone se ato shenuan edhe fillimin e shkeputjes se saj nga ish Jugosllavia.

Hydajet Hyseni dhe Bajram Kosumi ishin ne mesin e drejtuesve te demonstratave te vitit 1981 qe sipas tyre bashke me levizjen polake te solidaritetit shenuan edhe fillimin e renies se bllokut lindor

Pranvera 81 sic jane quajtur me te drejte protestat demonstratat dhe veprimtarite tjera te vitit 1981 perben nje kthese te rendesishme ne historine e re te Kosoves dhe eshte vazhdimesi e drejtperdrejte e perpjekjeve te mehershme. shte kthyer pastaj rrjedhimisht edhe ne nje bazament te forte edhe te perpjekjeve te mevonshme qe kulmuan me epopene fitimtare te Ushtrise lirimtare te Kosoves tha zoti Hyseni.

Viti 1981 faktikisht paraqet nje vit kufi nje vit kthese midis asaj qe mund te quhet Kosove jugosllave Kosove e Jugosllavise dhe Kosoves shqiptare Kosoves se lire Kosoves se pavarur. Ky eshte nje kufi jo praktik por ne kuptimin filozofik ne kuptimin politik ne kuptimin ideologjik eshte nje ndarje e dy koheve tha zoti Kosumi

Bashke me levizjen Solidarnost ne Poloni pranvera shqiptare 81 eshte njera nga levizjet me te fuqishme ne Evropen lindore qe me vone u perfshi ne proceset demokratizuese. Levizja. Solidarnost dhe Pranvera shqiptare 81 jane ne nje menyre dallendyshe te ketyre proceseve demokratizuese por natyrisht duke pasur vulen e vet. Derisa ne Poloni dhe vendet tjera ishte kryesisht ceshtja e sistemit e totalitarizmit ne Kosove pervec kesaj ishte edhe plaga e pasheruar kombetare shovinizmi roberia shoviniste. Prandaj pranvera shqiptare ne Kosove ka nje dimension me te gjere dhe do te thosha autentik. Ishte demokratike ne thelb por ishte edhe clirimtare theksoi zoti Hyseni.

Pas shtypjes me dhune te demonstratave te pranveres se vitit 1981 autoritetet jugosllave filluan nje periudhe te gate ndjekjeje te organizatoreve dhe udheheqesve te grupeve te fshehta. Sipas ish drejtuesve komunist te Kosoves vetem deri ne vitin 1987 mbi 570 mije shqiptare kishin kaluar neper duart e sigurimit jugosllav ndersa deri nga fillimi i viteve te 90-ta mijera shqiptare ishin denuar me 25 shekuj burg. Bajram Kosumi ishte student ne kohen kur u burgos.

Ajo eshte koha e idealeve te medha Faktikisht ato jane kohe heroike. Une flas tash per vete dhe njerezit me te cilet kam bashkepunuar atehere. Ne kemi qene te organizuar ne grupe ilegale. Mblidheshim dhe dihej fare qarte se ne momentin kur zbuloheshe nga Sherbimi sekret do te denoheshe me nga 10 vjet 15 vjet burg nuk do te dilje i gjalle nga burgu e te tjera. Por ajo ka qene koha kur ne si njerez te ri si elite te them kushtimisht e brezit me te ri shqiptar nuk mendonim se do te kishte force qe mund ta ndale projektin tone dhe idene tone per lirine e Kosoves tha zoti Kosumi.

Tridhjete vjet me vone vleresimi i ngjarjeve te vitit 1981 ende nuk eshte i plote dhe kjo sipas zoti Hyseni eshte edhe pasoje e trajtimit qe u eshte bere ketyre ngjarjeve ne te kaluaren.

Ka qene e investuar shume falsifikim shume trysni e tmerrshme edhe ne studiuesit hulumtuesit tane dhe per pasoje ende ka njefare droje njefare hezitimi per ta thene tere te verteten. Zor mund te gjenden levizje qe jane me autentike qe jane me origjinale qe jane levizje tamam popullore tamam clirimtare ne thelb thellesisht demokratike tha zoti Hyseni.

Te cilesuara nga autoritetet e kohes si veprime kunderrevolucionare demonstrata e vitit 1981 sipas protagonisteve ishin kulmimi i perpjekjeve te pa dhunshme politike ne Kosoven e pasluftes se dyte boterore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›