E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Jep doreheqjen zedhenesi i Departamentit te Shtetiti P.J.Crowley

Zedhenesi i Departamentit amerikan te Shtetit P.J. Crowley dha doreheqjen pas komenteve kritike qe beri ndaj Pentagonit lidhur me trajtimin e nje personi qe akuzohet se i ka dhene informacione te klasifikuara faqes se internetit Wikileaks.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton njoftoi permes nje deklarate sot se ajo e ka pranuar doreheqjen e zedhenesit. Ne te njejten deklarate zoti  P.J. Crowley thote se ai merr pergjegjesine e plote per komentet e tij.

Te enjten zedhenesi Crowley tha para nje audience te vogel ne nje universitet se trajtimi i ish analistit te zbulimit Bradley Manning nga Departamenti i Mbrojtjes ishte qesharak dhe kunderproduktiv.

Nderkohe te premten Presidenti Barak Obama tha se kishte marre garanci se ish analisti Manning do te trajtohej ne perputhje me ligjin.

Zoti Manning i cili akuzohet per dhenien e infomacioneve sekrete faqes se internetit Wikileaks po mbahet nga muaji korrik i vitit te kaluar ne nje qender ndalimi ne bazen ushtarake Quantico ne periferi te Uashingtonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›