BA sërish në grevë, stjuardesat foto të tjera skandaloze
Autori i Lajmit: Redaksia
Londër – Duke treguar getat dhe buzëqeshur, një stjuardesë pozon ndërsa është duke lexuar një revistë mode. Kjo është një nga shumë historitë e skandaleve që ndodhin në avionët e British Airëays. Fotot që i tregojnë stjuardesat në poza shumë provokuese brenda bordit të avionit, por dhe në dhomat e tyre të hotelit, janë nxjerrë nga një punonjës i brendshëm i kompanisë britanike të fluturimit, ku dalin në pah dhe kushtet e vështira të punës pas krizës financiare që ka mbërthyer British Airëays. Këto foto janë shfaqur ditën e fillimit të grevës së punonjësve të BA dhe kjo mendohet të mos ketë ndodhur rastësisht. E parë me përçmim nga pasagjerët, BA ka pasur probleme me shlyerjen e pagesave jashtë orarit, - pretendon një stjuart që punon për kompaninë. Ditën e djeshme shumë fluturime të “British Airëays” janë anuluar pas fillimit të grevës së dytë nga ekuipazhi i aeroplanëve të kompanisë. Sipas kompanisë, janë anuluar 94 fluturime të planifikuara nga aeroportet londineze. BA njoftoi se pret të transportojë 75 për qind të pasagjerëve të saj dhe parashikon më pak probleme se në grevën e javës së kaluar, që i kushtoi kompanisë 7 milionë paund në ditë. Greva do të vazhdojë nga e shtuna deri të martën më 30 mars. Greva filloi pas negociatave të pasuksesshme të përfaqësuesve të kompanisë dhe sindikatës për pagat dhe kushtet e punës. Por kryeministri britanik, Gordon Braun, thotë se këto greva atij mund ti kushtojnë zgjedhjet e ardhshme. “Pavarësisht jetës dekadente që punonjësit e kësaj kompanie bëjnë, disa prej tyre bëhen të “pasur” shumë shpejt, madje ka nga ata që marrin ushqimin e tepruar të fluturimit me vete në dhomat e tyre të hotelit, kështu që nuk u duhet të shpenzojnë para për ushqim në hotele gjatë kohës që ndodhen me shërbim”, - thotë një tjetër stjuart. “Unë kam punuar me një ekuipazh që ka punuar më parë si aktorë filmash porno. Njëri prej këtyre personave më tregoi dhe fotot që kishte bërë me celularin e tij. Në ekuipazhin tim unë kam dhe një grua që shet trupin e saj në internet”. Ndërsa nuk dihet ende nëse femrat e shfaqura në këto foto janë pjesë e grevës, kjo nuk e zbeh aspak skandalin që ka përfshirë kompaninë dhe dëmin që i ka shkaktuar asaj në sytë e klientëve. Sipas informacioneve të siguruara nga Daily Mail, ka një kontrast të madh mes pagave në BA, çka ka shkaktuar dhe pakënaqësitë.
Ky lajm është publikuar: 28/03/2010