Kriza financiare, “mea culpas” e ish-shefit të Rezervës
Autori i Lajmit: Redaksia
Uashington - Ish-kryetari i Rezervës Federale Amerikane, Alan Greenspan, i cili ka lëshuar një deklaratë që mund ta quajmë dhe një kërkim ndjese, “mea culpas”, për rolin e tij gjatë krizës financiare për sa kohë ishte në krye të institucionit, beson ende se kriza ishte një ngjarje e paparashikueshme. Në një intervistë të tij për televizionin Bloomberg, "The Maestro", ashtu siç e quajnë amerikanët, tha disa gjëra më tepër për shkaqet e vërteta të krizës, sipas tij. “Është shumë e qartë për mua se një krizë e tillë vjen një herë në një shekull. Ne nuk kemi asnjë precedent të mëparshëm të tërheqjes së depozitave afatshkurtra në rang botëror aq shpejtë sa ndodhi pas falimentimit të bankës “Lehman Brothers”, - tha Alan Greenspan. “Nga e gjithë përvoja personale duhet të them se ky është një rast shumë i rrallë”, - shtoi më tej ai. “Raste të tilla të rralla”, - sipas përkufizimit të Greenspanit, nuk përfshijnë, me sa duket, krizat financiare që kanë ndodhur çdo pesë vite që prej mesit të viteve 1970. Kur u pyet për politikën monetare të Rezervës që çoi dhe në krizën më të madhe financiare që pas Luftës së Dytë Botërore, Greenspan tha se shumicën e vendimeve monetare ai i kishte marrë të drejta. Me fjalë të tjera, ai sugjeroi se vitet e interesave të ulëta të nisura nga Rezerva Federale kishin ardhur ndërsa institucioni ishte nën drejtimin tij dhe pjesë e një krize më të madhe financiare. “Do të ishte e pasinqertë të thoshe se Banka e Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka pasur një rol shumë të “vogël” në këtë trend. “Unë shikoj politikat tona monetare në këto momente dhe mund të kishte përfunduar më keq, po në të vërtetë diçka e tillë nuk ndodhi. Problemi, nga ajo që unë gjykoj më mirë nga këto analiza të fakteve, është se rrënjët e krizës janë shumë të thella dhe shkojnë pas në gjeopolitikën që prej Luftës së Ftohtë dhe ndryshimet masive në të ardhurat e financave që sollën uljen afatgjate të interesave. Dhe pasojat e kësaj krijuan një ekspansion të madh në vlera të kapitalizuara si pasuritë e paluajtshme, veçanërisht shtëpitë e banimit, në të gjithë botën. Aspekte të veçanta të politikës monetare kanë luajtur me siguri rolin e tyre”, - përfundoi ish–shefi i Rezervës Federale. Edhe pse Alan bëri hapa pas në pranimin e gabimeve të politikave të institucionit ku ai ishte titullar, intervista e Greenspan u kritikua për shkak se ai nuk përmendi në asnjë moment fjalën “mashtrim”. Sipas tyre, bota e di shumë mirë se kolapsi i sistemit financiar botëror kishte shkaktarin e tij, që ishte falsifikimi më i madh financiar i të gjitha kohërave. Në komentet e intervistës në blogje kishte gjithashtu kritika: “Greenspan është një zyrtar i epokës së Bushit. Ata dinë të thonë vetëm “sdi asgjë, sdi asgjë. Është një dështak, hipokrit që nuk di të marrë përgjegjësi”.
Ky lajm është publikuar: 28/03/2010