E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamarberg Te mbeshtetet Prokuroria ne hetimin e 21 janarit

Komisioneri i Keshillit te Europes per te drejtat Njerezore Thomas Hammarberg kerkoi sot qe forcat politike shqiptare te bashkepunojne me prokurorine e pergjithshme per hetimin mbi dhunen ne demonstraten e 21 janarit ne Tirane.

Komisioneri Hammarberg theksoi sot gjate publikimit te raportit te tij special pas vizites treditore ne Shqiperi se per shkeljet e te drejtave njerezore ne 21 janar duhet nje hetim teresor i paanshem dhe i besueshem sa i takon ngjarjeve te dhunshme ku u humben jeten 4 demonstrues dhe u plagosen nje numer i konsiderueshem qytetaresh dhe policesh.

Komisioneri i Keshillit te Europes thote ne perfundimet e raportit te tij se eshte e domosdoshme qe personat pergjegjes per aktet e dhunshme te japin llogari per to si per te vendosur drejtesine ashtu edhe per te parandaluar dhunen ne demonstratat apo protestat politike ne te ardhmen.

Zoti Hammarberg shprehu keqardhjen se ka patur deklarata politike me kritika kunder prokurores se pergjithshme ndonese grupimet politike i deklaruan se Prokuroria e Pergjithshme eshte organi pergjegjes per hetimet.

Polarizimi i skajshem politik e ben vecanerisht te veshtire dhe delikate detyren e Prokurorise se Pergjithshme - theksoi ai. - Ndaj eshte e rendesishme qe gjithsecili te shmange nderhyrjet ne hetimet e nisura dhe qe autoritetet perkatese duke perfshire dhe policine te bashkepunojne ne menyre te plote dhe ne kohen e duhur me prokurorine. Sipas komisionerit europian Hammarberg ndihma teknike e Shteteve te Bashkuara per Prokurorine e Pergjithshme ka nje vlere te konsiderueshme dhe propozoi qe komuniteti nderkombetar te vazhdoje tu pergjigjet pozitivisht kerkesave te tilla.

Komisioneri i Keshillit te Europes per te Drejtat Njerezore Thomas Hammarberg takoi perfaqesues te institucioneve dhe forcave politike presidentin Topi kryeministrin Berisha prokuroren e pergjithshme Rama ministrin e brendshem dhe ate te drejtesise avokatin e popullit dhe perfaqesues te Partise Socialiste perfaqesues te shoqatave dhe mediave ne 13 deri ne 15 shkurt per te hetuar nga afer mbi shkeljet e ndodhura ne 21 janar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›