Situata politike, Rama takim me ambasadorin Wollfarth
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar sot me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth.
Takimi po zhvillohet në selinë rozë ndërsa pritet që në qëndër të diskutimeve të jetë situata politike në vend dhe qëndrimi i opozitës për reformën zgjedhore.
Takimi mes kreut të opozitës dhe ambasadorit të OSBE-së vjen një ditë pasi Kuvendi dështoi të votojë ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar.