E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania dhe Franca pro integrimit te Shqiperise

Franca dhe Gjermania mbeshtesin procesin e liberalizimit te vizave per Shqiperine si dhe integrimin e saj ne Bashkimin Evropian. Mbeshtetja eshte deklaruar nga ambasadorja franceze ne Tirane Maryse Daviet dhe deputeti gjerman Keissevetter gjate takimeve qe ata kane zhvilluar me ministrin e Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto. Daviet ka deklaruar se Franca do te vazhdoje te luaje rolin e saj ne rajon duke besuar se ne kete menyre vendet e rajonit afrohen me teper drejt integrimit te plote euroatlantik. Ne pergjigje te urimeve per marrjen e detyres se ministrit te Jashtem Haxhinasto e falenderoi Daviet dhe nepermjet saj edhe ministrin e Jashtem te Frances Bernard Kouchner duke theksuar se ndan te njejtin mendim se marredheniet midis dy vendeve aq te ngushta dhe miqesore duhet te zhvillohen me tej dhe bashkepunimi midis dy vendeve duhet te fitoje nje dimension te ri. Edhe Keissevetter anetar i Komisionit te Jashtem dhe BE-se duke shprehur vleresimin per arritjet ne Shqiperi e garantoi ministrin e Jashtem per mbeshtetjen e vazhdueshme dhe te plote te Gjermanise ne procesin e liberalizimit te vizave si dhe ne integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›